Detyrat dhe përgjegjësitë:


• Identifikon dhe adreson problemet operacionale dhe mundësitë për tejkalimin e tyre;
• Organizon dhe koordinon aktivitete të rregullta në mirëmbajtjen e aseteve të kompanisë;
• Planifikon qendrat e depove dhe shpërndarjes për efikasitet në operacione dhe kapacitet;
• Bashkëpunon me të gjitha palët relevante në identifikimin dhe koordinimin e objektivave, afat-shkurtra, afat-mesme, dhe afat-gjata të kompanisë;
• Menaxhon projekteve të ndryshme;
• Mbikëqyr, rekruton, organizon dhe koordinon stafin në departamentin relevant;
• Menaxhon i procese të prokurimit, koordinimit dhe alokimit të resurseve dhe materialeve;
• Analizon dhe vlerëson pasqyrat financiare duke aplikuar ndryshime strategjike në zhvillimin dhe profitabilitetin e kompanisë;
• Menaxhon marrëdhëniet me partnerë të jashtëm dhe palë të tjera të ndërlidhura;
• Koordinon proceset në mënyrë që kompania të veprojë në bazë të të gjitha normave ligjore sipas ligjit në fuqi dhe politikave të brendshme;
• Organizon aktivitete të transportit, duke përfshirë ruajtjen e mallrave, administrimin e informacionit të grumbulluar nga pika e origjinës deri në shpërndarje, lëvizjet orkestruese të transportit, dhe rregullimin për shërbime sipas nevojës;
• Koordinon dhe gjurmon lëvizjen e mallrave përmes shtigjeve logjistike;
• Ekzekuton planin e logjistikës për të lëvizur produkte dhe pako për të arritur destinacionet në orar;
• Ruan cilësinë përgjatë proceseve logjistike;
• Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet dhe përvoja:

• Shkollimi i mesëm dhe bachelor të përfunduar, studimet master të përfunuara apo në proces përbëjnë përparësi;
• Të ketë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në menaxhimin e operacioneve dhe logjistikë;
• Aftësi të larta menaxhuese;
• Aftësi të larta komunikimi, të shkruar dhe folur;
• Njohja e shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;

Apply: hr@oxa-group.com